Erdhi momenti i muajit të mjaltit! Jonida dhe Besniku arratisen jashtë vendit

Moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi i dhanë fund beqarisë të dielën e 14 shtatorit në një ceremoni të veçantë buzë detit.

Dyshja e artistëve, që përfliten se kanë organizuar një nga dasmat më të veçanta në radhët e shoëbiz-it, nuk kanë pritur shumë për të nisur muajin e tyre të mjaltit. Ka qenë Jonida ajo që ka publikuar një foto krah bashkëshortit të saj producent në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke pritur kështu momentin e tyre të udhëtimit.

Ndonëse nuk është zbuluar ende destinacioni i zgjedhur i dy të sapomartuarve, me gjasa çifti do t’i drejtohet vendeve me diell e temperatura të larta. Për më shumë na mbetet të presim postimet e ardhshme nga ana e çiftit Krapi.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article