Nuk e priste! Gazetarja i zbulon LIVE shtatzëninë, Elisa Spiropali ngelet keq

Elisa Spiropali ka qenë e ftuar në ABC News përballë gazetares Mirela Milori për të folur për ngjarjet më të fundit politike në vend.

Ndër të tjera, Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin ka qenë komplet e papërgatitur se do të pyetej në emision për shtatzëninë e saj të dytë.

Prej disa ditësh po qarkullojnë lajme se Spiropali do të bëhet sërish nënë por ajo ka zgjehdur ta shijojë për vete këtë fazë pa dashur ta ndajë lajmin me publikun. Por mesa duket ‘sekretin’ nuk ka mundur ta mbajë Mirela Milori e cila jo vetëm që e ka shtangur Elisën por edhe kur kjo e fundit tentoi t’i ikte pyetjeve për shtatzëninë, gazetarja vijonte të këmbëngulte për të ditur përjetimin dhe emocionet e nënës në pritje.

BISEDA NË STUDIO:

Spiropali: Kjo ishte e papritur në këtë studion është një lajm i mirë për ne.
Milori: Pra ju prisni fëmijën tuaj të dytë.
Spiropali: Po jam në pritje të fëmijës së dytë?
Milori: Si po e përjeton?
Spiropali: Ma ka mbledh pak po jo shumë përveç tërmetit që na trondidi pak, të tjerat po shkojnë shumë mirë dhe mua më shtohet energjia dhe dashuria për punën dhe vendin.
Milori: Po ecën mbarë?
Spiropali: Gjithçka është shumë e mbarë dhe nuk e konsideroj si pengesë po shumë mirë
Milori: Vajza po e pret mirë?
Spiropali: Në fillim me xhelozi, por tani shumë mirë
Milori: Kur mund ta kemi në jetë?
Spiropali: Këto janë gjëra që nuk thuhen por në fund të janarit, do e realizoj detyrën.

Previous ArticleNext Article