Më në fund, Miriam Cani na e tregoi barkun e rrumbullakosur dhe duket super!

Miriam Cani duhet të jetë tashmë në muajin e gjashtë të shtatzanisë së saj të dytë, të cilën e njoftoi gjatë koncertit recital të Albanit në Prishtinë. Miriami nuk ka postuar shumë foto gjatë kësaj periudhe, ose dhe në ato që ka hedhur, nuk e ka treguar shumë pjesën e saj të përparme.

Por së fundi është dorëzuar, duke nxjerrë në Instagram një foto të plotë ballore të barkut të rrumbullakosur.

Me syze të mëdha të zeza e një pamje të kuruar, Miriami duket mjaft në formë. Shtatzania sec i ka hedhur një nur këngëtares, që rrezaton qetësi shpirtërore dhe lumturi!

Previous ArticleNext Article