Humbi plot 45 kg pas lindjes, këngëtarja shfaqet në publik dhe ja si duket

Jessica Simpson e tregon me krenari trupin e saj pasi pranoi se pas lindjes ka humbur plot 45 kilogramët e marra gjatë shtatzënisë.

Vetëm pak ditë më parë, Simpson zbuloi se 6 muaj muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj ia doli të humb peshën e pabesueshme në më pak se gjysmë viti.

39-vjeçarja u shfaq të mërkurën në rrugët e New York-ut e veshur me një fustan të zi pas trupit që i nxirrte në pah linjat. Fustani përmbante dekolte të hapur në formë dhe një të çarë te këmbët duke i nxjerr ne pah format e bjondes.

Pak pasi solli në jetë fëmijës e saj të tretë në muajin Mars, Simpson zbuloi se peshonte 109 kilogramë.

Kjo nuk ka qenë dalja e vetme e Jessica-s këto ditë në New York. Krahas veshjes seksi të mbrëmjes, nuk mungoi as stili i vjeshtës nga këngëtarja, e cila dalloi për së largu me pallton e saj ngjyrë portokalli, kombinuar me fundin e lëkurës dhe body-n e zi.

Previous ArticleNext Article