Meghan Markle i tregoi të gjitha femrave si ta presin vjeshtën me hijeshi me një fustan të gjelbër!

Ditën e saj të madhe të eventeve “solo“ në Johannesburg, Meghan Markle e ktheu në një show personal, sepse të gjithë u fokusuan tek fustani I thjeshtë, por mjaft I këndshëm në një ngjyrë të gjelbërt të qetë që kishte veshur Dukesha e Sussex-it.

Fustani deri tek gjuri, me kopsa përpara, I mbledhur pas trupit e me rrip në mes, ishte një zgjedhje perfekte për një ditë angazhimesh serioze. Meghani e kishte kombinuar me një palë këpucë të zeza me takë të hollë, që shkonin me flokët e errët të saj. look-un, ajo e kishte kompletuar me një palë vëthë të gjatë.

Ndërkohë në mëngjes, kishte veshur përpara tij po një fustan me kopsa përpara, vetëm se më të mëdha; ai ishte në ngjyrë bezhë, I kombinuar me këpucë “nude“, ndërsa vihej re se dukesha në këtë rast, nuk kishte preferuar të mbante asnjë aksesor.

Previous ArticleNext Article