Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja çfarë duhet të dini!

Sot më datë 2 tetor 2019 në orën lokale 18:00, nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2021.

Aplikimet do të zgjasin deri më datë 5 nentor 2019

Si zakonisht nuk këshillohet të aplikohet ne ditët e para apo në ditët e fundit por preferohet të aplikohet në mes të aplikiemve për të mos pasur probleme teknike gjate aplikimit pasi serverat mund të jenë më të lirë.

Aplikimi për lotarinë DV-2021 në vetvete është falas dhe ju mund ta bëni vetë atë nëse dëshironi. Në të kundërt mund të asistoheni nga persona me të informuar mbi rregullat e aplikimit. Në Faqen Llotaria Amerikane në Facebook mund të merrni gjithashtu asistence per aplikimin tuaj.

Këtë vit ka edhe një risi të cilën nuk duhet ta nënvëehtesoni. Cdo aplikant kryesor duhet te jete i pajisur me pasaportë të vlefshme për udhëtime jasht shtetit të paskaduar.

Për më tepër lexoni udhëzimet e DV të cilët janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit:

Në datën 5 maji 2020, mund të kontrolloni nëse jeni përzgjedhur në faqen zyrtare të E-DV-së, duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit të që keni marrë në fund të aplikimit .

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve./llotariaamerikane.com/

 

 

Previous ArticleNext Article