Miley Cyrus kapet mat duke u puthur me këngëtarin e njohur!

Pas divorcit nga Liam Hemsworth, duket se Miley Cyrus po i rikthehet sjelleve të ‘vjetra’. Pak ditë pasi u bë publik lajmi i ndarjes së çiftit, Miley u fotografua duke puthur në një yaht me modelen Kaitlynn Carter, me të cilën vazhdoi një romancë që zgjati vetëm pak javë.

Jeta sentimantale e aktores dhe këngëtares duket se nuk po ‘rehatohet’, pasi së fundmi është kapur mat teksa puthej me një prej shokëve të saj të ngushtë në një bar.

Bëhet fjalë për këngëtarin Cody Simpson, i cili para disa kohësh ka qenë i lidhur me modelen Gigi Hadid.

Thuhet se dyshja mori sushi dhe pije dhe gjatë qëndrimit të shkurtër ajo shkëmbeu një puthje të shpejtë me këngëtarin. Miley dhe Cody janë shprehur gjithmonë se ata janë miq shumë të mirë, por pas kësaj puthje me siguri gjërat kanë ndryshuar…

Previous ArticleNext Article