Pamje nga festa ‘rock’; Djali i Erion Veliajt feston ditëlindjen e parë

Djali i vogël i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka festuar këtë 6 Tetor ditëlindjen e tij të parë.

Prindërit e vogëlushit kishin organizuar një festë të veçantë për 1 vjetorin e gëzimit të tyre të parë dhe siç shihet festa ka qenë me tematikë shumë të veçantë: “rock”.

Ndonëse ditën e djeshme nuk ka pasur urime apo publikime nga festa e ditëlindjes, ka qenë mami Ajola ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto me një dedikim të veçantë për Kajan-in.

“Ti je yjet në qiellin tonë, dashuria jonë e përjetshme”, shkruan Ajola në një foto ku shfaqet krah bashkshortit Veliaj dhe djalit të vogël.

Previous ArticleNext Article