“Gjyshja” na njohu për herë të parë me familjen e Klea Hutës!

Premiera e filmit “Gjyshja” e regjisorit Eduart Grishaj, mbajtur të hënën e 7 Tetorit në Tiranë kishte shumë të ftuar VIP, miq e familjarë.

Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe prezantuesja Klea Huta e shoqëruar nga familja e saj.

Gjitha familja Huta, me përjashtim të vajzës së madhe, është fotografuar nga fotografi i Bordo.al: Fani Aliko, teksa ndodhej në premierë për të mbështetur Ledian, motrën e Kleas e cila kishte debutimin e saj si kostumografe në filmin me metrazh të shkurtër.

Kjo është hera e parë që Klea Huta fotografohet e shfaqet në shoqërinë e prindërve të saj në një event publik duke bërë kështu që më në fund të njohim edhe prindërit e prezantueses brune.

Në event ka munguar vajza e madhe e familjes e quajtur Eni.

Previous ArticleNext Article