Lindi vajzë, por ndihet djalë; Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt bën ndryshimin e radhës

 

Fëmija i parë biologjik i aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka lindur vajzë dhe prindërit e quajtën Shiloh, por që e vogël ajo ndihej djalë, vishej e sillej si i tillë.

Prindërit e kanë pranuar  ‘zgjedhjen’ e Shiloh dhe prej kohësh 13 vjeçarja po merr hormone për të nisur proçesin e kthimit të seksit nga femër në mashkull.

Lidhur me këtë çështje, adoleshentja Jolie-Pitt ka bërë ndryshimin  e radhës që kësaj here ka lidhje me emrin. Shiloh ka zgjedhur që tani e tutje të quhet John Jolie Pitt.

13 vjeçarja (apo vjeçari), shoqëroi Angelinan së bashku me të motrën Zahara në premierën e filmit “Maleficent; Mistress of Evil” dhe ashtu siç ka ndodhur së fundmi me të, ishte veshur dhe sillej njësoj si një djalë.

Previous ArticleNext Article