KreuCelebrity

“ Qëndroi larg asaj“; përse të gjithë e paralajmëronin në fillim Kanye West të mos lidhej me Kim Kardashian?

Kim Kardashian West rrëfeu se bashkëshorti i saj Kanye West ishte paralajmëruar nga të gjithë në fillim se lidhja me të do të ishte shkatërrimtare, dhe do t`i “fundoste” karrierën.

Reperi i kundërshtoi këshilltarët e tij kur nisi filloi një romancë me yllin “Keeping Up With the Kardashians” në vitin 2012, edhe pse ata këmbëngulnin se shoqërimi me një yll te reality-t do të ndikonte negativisht në imazhin e tij. Duke folur në një intervistë për dokumentarin e ardhshëm “True Hollywood Story“, i cili analizon rritjen e famës së Kim, ajo tha: ‘Dua të them se nga të gjitha anët dëgjonte të njëjtën gjë: nuk mund të jesh me të, do të ta rrënojë karrierën“.

Cifti – që kanë bashkë katër fëmijë- u takuan për herë të parë në 2002 kur Kim ishte martuar me Damon Thomas.

Do  të kalonin edhe dhjetë vjet përpara se ata të fillonin një marrëdhënie, e cila do të përfundonte në lidhjen në kurorë para familjarëve dhe miqve në Forte Belvedere të Firences, në 2014.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF