Albi dhe Alba japin intervistën e parë bashkë, dhe na sqarojnë një herë e mirë marrëdhënien mes tyre!

Albi Nako dhe Alba Hoxha ishin të ftuar tek “ Rudina“ në Klan, ku praktikisht kanë dhënë intervistën e parë së bashku. Edhe pse përflitet prej kohësh se ka një lidhje sentimentale mes koreografit të njohur dhe balerinës, ata vetë publikisht nuk kanë bërë asnjë rrëfim. Dhe në emision, u përpoqën  të tregonin pikërisht të kundërtën e asaj që thuhet gjithandej.

“ Jemi kolegë shumë të mirë“, deklaruan të dy. Madje Alba kishte dhe një shpjegim për fshirjen që I bëri nga Instagrami kohë më parë, e që u interpretua si shenjë e ndarjes së ciftit. “ Nuk e mbaj mirë tamam, se ka kaluar shumë kohë, por ka qenë për arsye profesionale“, tha ajo, duke sqaruar se ishte Albi, si më I rritur e I pjekur që I “shtriu dorën e pajtimit“.

Më tej secili prej tyre tha për Rudinën se për momentin, është single. “ Jam beqar, e jap me firmë dhe vulë“, tha Albi.

Previous ArticleNext Article