KreuCelebrity

Çantë 500 euroshe sa një shkrepëse; Dy të famshmet tona e bëjnë pjesë të garderobës!

 

Moda ndonjëherë surpizon, teksa krijuesit e stilit e çojnë imagjnatën e tyre në nivele nga më të çuditshmet. Koleksionet Vjeshtë 2019 vuri theksin tek çantat e vogla, aq të vogla sa të mund të fusësh vetëm një palë kufje, asgjë tjetër.

Marka Jacquemus me siguri mban rekord për çantat më të vogla të prodhuara ndonjëherë, madhësia e të cilave shkon vetëm disa centimetra.

Ndonëse madhësia e këtij aksesori është aq e vogël sa praktikisht nuk mund të fuësh asgjë brënda në të, çmimi nuk është edhe aq modest, pasi një çantë e tillë është afërsisht diku tek 500 euro.

Duket se dy prej të famshmeve tona, nuk kanë ngurruar ta bëjën pjesë të garderobës së tyre çantat mikroskopike të Jacquemus, duke përqafuar kështu trendin e ri të modës.

 

Ditën e djeshme Lori Hoxha na njohu me një dhuratë (çantë Jacquemus) të cilën ja ka dhuruar kunati i saj Ledion  Liço. Ledioni ka zhgjedhur versionin e kuq të mini çantës, ndërsa dilemën se ç’mund të fusë brenda Lori ai e ka zgjidhur; ‘Lori të fusë në atë çantë të gjitha budallalliqet për të cilat asaj i bëhet vonë; pra praktikisht asgjë’.

Edhe këngëtarja Venera Lumani ka preferuar ta përqafojë trendin e ri të aksesorit të dorës, ndaj pak orë më parë teksa ndodhet në Amsterdam me të fejuarin Lindin, Venera mbante në dorë një çantë Jacquemus në versionin e gjelbër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF