E shoqëruar nga fëmijët Angelina Jolie shkëlqeu në tapetin e kuq në Londër!

 

Angelina Jolie  ishte këtë të mërkurë në Londër në premierën e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, në të cilin aktorja e famshme ka rolin kryesor. Jolie ishte e shoqëruar në premierë nga katër fëmijët e saj; Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.

Fituesja e çmimit Oscar shkëlqeu e veshur me një fustan me xixa e gurë dizenjuar nga Ralph & Russo, teksa pozoi para paparacëve së bashku me të dashurit e saj.

Dy djemtë e mëdhenj të çifit të famshëm të Hollywood nuk ishin të pranishëm në mbrëmjen e premierës në Londër.

 

 

Previous ArticleNext Article