Lajm i fundit: Për herë të parë atletet më inovative në botë, dyqan në Tiranë!

 

Për ata që atleten e kanë pjesë të pandarë të ‘outfit-it’ të tyre, me siguri ky do të jetë lajmi më i mirë që kanë marrë së fundmi.

ACBC, marka prestigjoze e këpucëve me zinxhirë, për herë të parë do të ketë një shtëpi edhe në Tiranë. Ndodhur në një prej zonave më të mira në kryeqytet atletedashësit tani e dinë destinacionin e tyre të ‘shooping-ut’.

Por prisni pak, ju nuk e dini që ACBC ka krijuar atletet më innovative në botë?! Arsyeja pse quhen të tilla është shumë e thjeshtë; asnjëherë më parë krijuesit e stilit nuk kanë krijuar aksesor më të ‘zgjuar’ se atletet e ACBC.

Të ndara në dy pjesë; sholla dhe lëkura të cilat mund të ndahen nga njëra tjetra fare thjeshtë nga një zinxhir. Pra ju mund të blini në dyqan vetëm shollën, e mandej herët e tjera blini vetën pjesën e sipërme të këpucës, të cilën e gjeni në dizajne, ngjyra e modele të ndryshme. Por prakticiteti nuk mbaron me kaq; nëse do t’ju duhet të udhëtoni, atletet ACBC mund t’i merrni me vete në valixhen  tuaj njësoj si një këmishë, pa zënë fare vend.

Françeska Tolaj, sipërmarrësja e re nga Tirana e cila e ka dëshmuar më herët nuhatjen për të sjellë në Shqipëri atë që mungon, (të gjithë e dimë suksesin e Obag-ut), organizoi pasditen e së enjtes një ceremoni ‘cool’ për të njohur disa nga emrat më të lakuar të botës së medias e të modës me prurjen më të re të aksesorit të këmbës në Tiranë.

 

Ëmbëlsira, pije, lojëra e dhurata ishte atmosfera e ngrohtë me anë të së  cilës Tolaj njohu të pranishmit me këpucët ACBC.


Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani


Daljana Sejdia dhe Fatma Methasani


Eni Shehu


Ilda Lumani


Endi Cini


Xhani Shqerra


Daljana Sejdia

 

Blerje e zgjuar= ACBC

 

 

Previous ArticleNext Article