KreuFashion

Marci Nails Bar, më shumë se një sallon estetik!

Marci Nails & Bar, Where Girls Go To Play! Salloni estetik i ndodhur në zemër të Tiranës është kthyer tashmë në vendin e preferuar të shumë femrave. Në kohën e sotme te modernizmit dhe dixhitalizimit, ku çdo gje është mekanike dhe monotone, salloni ofron diçka ndryshe. Ku më mirë se një vend mikpritës dhe i ngrohtë ndërkohë që je duke bere thonjtë, pedikyrin ose trajtimet për fytyrën. Këto shërbime që zgjasin me orë, nuk janë aspak të mërzitshme te Marci Nails & Bar.

Ndiqni intervistën e mëposhtme me Znj. Marcela Mitrofan, drejtuesen e sallonit.

Marcela Mitrofan, një ish modele e lindur në Rumani, në Tiranë! Sa kohë keni që jetoni në Shqiperi? Si ju duket vendi jonë për të startuar një biznes?

Kam ardhur para 9 vitesh për të vazhduar studimet, pra për të kryer univesitetin këtu. Kam menduar se në Shqipëri është më lehtë të hapësh një biznes tëndin, sepse ka më shumë mundësi dhe më pak burrokraci se jashtë. E kam parë Tiranën si një vend më të qetë dhe ndryshe, prandaj mendova të shpërngulem këtu. Në të vërtetë çdo gjë ka vështirësine e vet dhe nuk doli si e prisja: këtu në Shqipëri është përseri e veshtirë të kesh biznesin tënd dhe ta menaxhosh vetë.

Sa kohë ka që keni hapur sallonin tuaj? Si jeni pershtatur me tregun tonë?

Kam 5 muaj që e kam hapur sallonin. Ideja ime është të ofroj një vend me shërbime me çmime të ulëta dhe cilësi të lartë, duke parë që këtu ka shumë sallone në të cilët cilësia e mire e shërbimit, kushton shumë për standartin e jetesës në Shqipëri. Duke qënë se shumica nuk e përballon dot, femrat do të zgjedhin të shkojnë te një sallon me çmime më normale. Un dua të ofroj shërbime estetike të perballueshme nga pothuajse të gjithe femrat, por gjithmonë me cilesi të lartë. Deri tani kam krijuar klientelën time e cila vazhdon dita ditës të zgjerohet.

Cilat janë shërbimet që ju ofroni ?

Për momentin, ofrojmë shërbimet bazë të estetikës: për thonjtë, depilime, qerpikë extention, vetulla. Në muajt në vazhdim do të përfshije dhe shërbime të tjera. Marci Nails Bar ka dhe pjesën e barit brenda sallonit, i cili i jep nje natyre më të ngrohtë dhe mikpritës sallonit.

Një klient që vjen për herë të parë te salloni juaj, gjen një vend të ngrohtë, estetik në pamje dhe për më tepër një shoqëri të mirë. Cili është një ndër synimet e tjera që doni të përcillni te klientet tuaja?

Marci Nails është një vend ku çdo kliente trajtohet si parësore dhe kryesore. Jam përpjekur të krijoj një vend miqësor të ngrohtë për çdo femër që vjen këtu, njësoj sikur kanë ardhur te shtëpia ime jo thjesht te një sallon. E kam vënë re gjithashtu feedback-un positiv te tyre, klientet nuk e kanë problem te rrinë dhe të kalojnë kohën këtu në mënyrën më relaksuese.

Cfarë ofertash ofroni për klintet tuaja dhe për ato që vijnë për herë të parë te Marci Nails Bar?

Përgjithësisht çmimet tona janë në formë “oferte” sepse rrallë mund të marrësh shërbime të tilla të plota me këtë kosto . Un jam me strategjinë që fitimi im si biznes do të arrihet pak nga pak, kryesore është që klienti të ngelet I kënaqur. Nje nga paketat që ne ofrojmë me ulje është shërbimi I depilimit.

Ju e drejtoni biznesin e vetme. Si është kjo eksperiencë për ju?

Nga fillimi kam bërë çdo gjë vetë, duke u marrë me punëtoret, materialet e punës, klientet. Duke qënë se un jam e huaj këtu, ambjentimi me vendin e ri është një sfidë më vete. Me vërtet mbajtja e një biznesi vetë është shumë e vështirë, por gjithmonë ja vlen përpjekja nëse i ke synimet e qarta.

Marcela Mitrofan, ju keni studiuar për fizioterapi. Na trego më shumë për profesionin tënd dhe a do e vazhdonit në një të ardhme?

Kam studiuar te një universitet Italian në Shqipëri dhe jam diplomuar për fizioterapi me vlerësimin maksimal. Kam punuar si fizioterapiste në Itali para dy vitesh, në një burg me siguri të lartë. Një eksperiencë aq e veshtirë, edhe e bukur do të thoja. Kishtë lloje të ndryshme pacientësh dhe psikologjikisht s’ka qënë e lehtë. Është një lloj sfide më vete për vetë faktin se un isha doktoresha që duhet të ndihmoja persona që kishin kryer diçka shumë të rëndë për të përfunduar në burg. Nuk e di nëse do e vazhdoja ende në një të ardhme, por tani i jam përkushtuar biznesit aktual.

Marci, çfarë synoni të arrini në një të ardhme të afërt?

Në një të ardhme dua ta zgjeroj si biznes dukë përfshirë edhe sherbime te tjera. Ajo çka do të merrem ndërkohë është gjetja e personave të duhur për të punësuar sepse kemi shumë kërkesa dhe pak staff për t’i përballuar në kohën që klientet kërkojnë. E kam pasion këtë që bëj dhe e di që në muajt në vazhdim do të jetë një sallon risi në tregun shqipëtar me benefite të dyanshme.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF