“ Bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit“; në ditëlindjen e Ergit, e motra nxjerr këngën që nuk e përfunduan dot!

Ergi Dini u largua ga jeta në moshë fare të rë në një mënyrë tragjike nëntorin e vitti 2016. Ergi ishte pasagjer I motorit të drejtuar nga 21 vjecari Kejdi Halili, I cili u përplas për shkak të shpejtësisë së lartë. Ai la pas disa projekte të papërfunduara. Por për këtë ka menduar  e motra, Barbana Dini.

Në 15 tetor, në ditën e tij të ditëlindjes, ajo do të publikojë një këngë të titulluar  “Ku je” , me të cilën duket kanë qenë duke punuar përpara vdekjes së papritur të tij.

“Nesër, me 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je’”, ka shkruar ajo në promon e klipit.

Previous ArticleNext Article