Ditën e publikimit të filmit, ndahet nga jeta aktori i njohur!

 

Pikërisht ditën kur u shfaq në platformën Netflix filmi i tij i fundit, aktori Robert Forster u nda nga jeta pasi ai vuante prej pak kohësh nga kanceri i trurit.

78-vjeçari u shua këtë të premte pranë familjes së tij në Los Angelos, i rrethuar nga katër fëmijët dhe partnerja Denise Grayson.

Fortser u bë tejet i famshëm pas serialit “Breaking Bad”, i cili pati shumë sukses dhe producentët menduan të realizojnë një film duke trajtuar më hollësisht fatin e njërit prej dy personazheve kryesorë në serial Jessie Pinkoman.

Filmi i quajtur “El Camino” u publikua këtë të premte në Netfilx ditë kur edhe Robert mbylli sytë përgjithmonë.

Previous ArticleNext Article