Majlinda Bregu me një look të ri dhe duket si çupëlinë

Fundjava ka ardhur me ndryshime për politikanen e njohur shqiptare Majlinda Bregu.

Bregu ka vendosur të ndryshojë look dhe të ketë një model e ngjyrë të re flokësh. Ka qenë stilistja e flokëve të 45-vjeçare ajo që ka publikuar edhe foto me look-un e ri të saj duke bërë që dhjetra komplimente të shkojnë në drejtim të Bregut.

Prerja e re e flokëve të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëkëpunim Rajonal, krehja me onde dhe ngjyra e re është një ‘must’ për vjeshtën dhe ia vlen të kopjohet menjëherë. Majlinda Bregu me këtë look të ri duket si një çupëlinë!

Previous ArticleNext Article