Vera Grabocka siç nuk e kishim parë asnjëherë!

Ndonëse qëndron pas spektakleve më të sukseshëm, për rreth tre dekada, daljet e saj në ekran janë të rralla, aq sa në gjithë karrierën e saj të gjatë mund të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Aspak diskrete në atë që bën, por tejet e tillë sa i përket jetës personale Vera Grabocka është nga ata personazhe që tek publiku zgjon përherë kureshtje.
Ndonëse regjisorja sqimatare nuk pëlqen të dalë vetë në publik, për dashamirësit e saj ajo ka një llogari në rrjetin social instagram, ku tregohet paksa më ‘bujare’ për të ndarë me publikun momente a pjesë nga jeta e saj (krysisht karrierë e më pak personale).


Në dollapin e Grabockës nuk kemi patur mundësi të hyjmë, ama instagrami është burim më shumë se i sigurt për të kuptuar stilin e veshjes së Grabockës. Dukshëm që Vera preferon rehatinë; pantallonat nuk mungojnë asnjëherë në veshjet e saj, të cilat kuptueshëm i japin asaj komoditetin për të ‘vrapuar’ sa në regji e sa në skenë gjatë provave të spektakleve që mbajnë firmën e saj.


Por veshja për të cilën 68 vjeçarja duket se ka një debulesë është xhaketa; e çfarëdo lloj ngjyre, materiali, prerje a modeli, xhaketa do të kompletojë gjithmonë veshjen e Zonjës së Hekurt që qëndron pas pultit të regjisë.


Dhe ja vetëm dy ditë më parë ndodhi të shohim një Verë që s’na e kishin zënë syte herë tjetër. Në eventin Class organizuar nga Alketa Vejsiu, regjisorja kishte ‘thyer’ kodin e veshjes së saj, duke zgjedhur një paraqitje tejet joshëse e vajzërore.

Një palë pantallona të zeza, kombinuar me një bluzë të hollë me fruda, një material i lehtë e i tejdukshëm, ndërsa supet ishin hijshëm zbuluar, Grabocka duket më e ëmbël se asnjëherë tjetër. Ndërsa 68 vitet e moshës për të janë vetëm në shkresurinat e zyrave të gjëndjes civile…


Luftën me kohën Vera e ka fituar, e ka fituar me kohë.

Previous ArticleNext Article