Kate, “përrallore“ në Pakistan me fustanin ngjyrë smeraldi me temina!

Kate praktikisht, shkëlqeu me fustanin e fundit që veshi gjatë turnout në Pakistan, ku ka ndalur për një vizitë zyrtare së bashku me të shoqin, princin William. Dukesha e Kembrixhit befasoi që ditën e parë, me kombinimin e fustanit ngjyrë bojëqielli të mrekullueshme mbi pantallona, një homazh për vendin ku ndodhej .

Veshja e saj e kishte marrë frymëzimin pikërisht nga ato tradicionale të Pakistanit. Në të njëjtën frymë ishte dhe fustani ngjyrë smeraldi, por mjaft më I sofistikuar dhe elegant. Kjo është ngjyra simbol e këtij vendi në fakt, pra përzgjedhja ka qenë mjaft e kujdesshme.

Fati I Kate-t është që si rastësisht, kjo ngjyrë edhe I shkon shumë, ndaj ajo dukej perfekte me fustanin që I derdhej në trup, dhe vëthët e mëdhenj nga Onitaa.

Previous ArticleNext Article