“Pusho e qetë mama Lika”; Sonila Meço humb njeriun e shtrenjtë

Në familjen e gazetares Sonila Meço sot është ditë zie, pasi njeriu i shtrenjtë i familjes u largua nga jeta.

Gjyshja e bashkëshortit të Meços, Drinit ka mbyllur sytë përgjithmonë mbrëmjen e së enjtes, duke lënë trishtim boshllëk tek të dashurit e saj.

Sonila i ka kushtuar një status mama Likës, siç familja duket se e kanë thërritur të ndjerën, teksa shpreh dhimbjen për humbjen e stërgjyshes së Amaris.

Sapo hapej dera e shtëpisë së saj të përshkonte flegrat aroma e livandos së fustaneve, bluzave e këmishave përherë të pastra, hekurosura e me nga një shtojcë lozonjare, një dantellë në gushë, një rrip i hollë me tokëz të praruar a një spilë e argjendtë trashëguar me breza. Nur 90 vjeçareje.
Mua më zëvendësoi gjyshërit, që kurrë nuk njoha. Më dha dashuri të pakrahasueshme, më prezantoi e dhuroi një copëz Dardhe, që u bë vendthi i bekuar nga ku i marr më shumë jetë jetës, i la Amarisit kujtime prej të parëve të saj për të çmuar rrënjët e na bashkoi sa herë për festa duke na kujtuar se ç’parajsë është familja.
Nga sonte një ëngjëll më shumë në qiell, gjyshja fisnike e Drinit tim, stërgjyshja e mençur e Amarisit, urata e bekuar pas çdo puthjeje gushës aromë trëndafilash❤️
Bekuar qofshin gjyshërit! Të gjallë a në kujtime!
Pusho e qetë Mama Lika, do të jemi mirë siç ti urove me shpirt deri në frymën e fundit!”; ka shkruar Meço teksa ka ndarë më ndjekësit e saj lajmin e hidhur.

Previous ArticleNext Article