Detaji luksoz, që bëri bashkë Norën, ENadën, Jonën dhe Jehonën tek Alketa!

Siç ndodh në çdo vend të botës të ftuarit në sfilatë përbëjnë lajm, ndonjëherë më teper se vetë ngjarja!
Nuk i shpëtoji kësaj klisheje edhe sfilata e Class by Alketa Vejsiu, që mblodhi bashkë shqiptarët e dy shteteve Shqipëri e Kosovë!
Kodi i veshjes i njoftuar një ditë para ngjarjes, i gjeti disa të papërgatitur, dhe disa të tjerë më snobë! Kështu pame Enada At’Nikollën të veshur si një rock stiliste, në lëkurë me detaje pikante siç ishte bereta tartan, që tërhiqte që për se largu!

Nora Istrefi aq e komentuar për veshjen Zara (fustan e këpucë), jo vetëm që nuk i afrohej kodit të veshjes, por dallonte edhe për fustanin mini të parë dhe më herët!

Jehona Sopi, këngëtarja e ftuar nga miku i saj Valdrin Sahiti u shfaq me një fustan të kuq, të cilin e kishte “ç’tensionuar” me një xhakete jeans.

Jona Spahiu, e cila që kurse është bërë mama po luan dhe me stilin e saj, jo vetëm që nuk u pa me fustan të gjatë, por dalloji për xhaketën, në funksion fustani, që e modernizonin dhe rripat në mes!


Përtej mos respektimit të kodit të veshjes ajo qe i bëri bashkë këto katër personazhe ishte dhe aksesori çanta DIOR, që secila mbante në dorë! Sigurisht çdonjëra kishte zgjedhur versionin që i përshtatej me natyrën e vet! Megjithatë DIOR është DIOR dhe katër zonjat e dëshmuan mësë miri luksion e tyre!

Previous ArticleNext Article