Dy motrat Vjollca bëjnë “xing“ sonte: vishen të dyja me të kuqe!!

E shtuna I ka vënë përballë njëra tjetrës dy motrat Vjollca: Luana, si moderatore e “Shiko kush luan“ dhe Marina, me drejtimin e “ Klanifornia“. Por motrat, përvecse në moderim, janë “rivale“ mbrëmjen e së shtunës edhe për veshjen. Kureshtja është e madhe për të parë se cfarë përzgjedhjeje bën njëra apo tjetra, por këtë radhë duket kanë bërë “xing“. Të dyja janë shfaqur me të kuqe në fotot e postuara në rrjetet sociale.

“Vjollcat e kuqe sonte”, shkruan Luana në foton e publikuar nga motra e saj, duke treguar se në fakt, ajo nuk e sheh këtë si një garë shkëlqimi, por ndjekësit, po!

Previous ArticleNext Article