Kate Middleton shtatzënë me binjakë? Përse u “cmend“ interneti!

Janë prindër të tre fëmijëve të mrekullueshëm, por pavarësisht kësaj dhe faktit që Kate-I nuk I shihet pikë barku, fansat janë të bindur se dukesha e Kembrixhiti është shtatzënë për herë të katërt, dhe se madje, këtë herë ka binjakë!

Cifti në fakt, nuk e ka fshehur asnjëherë faktin që duan shumë fëmijë. Ndjekësit mendojnë se Katë është rrumbullakosur ca ( ne nuk e shohim, por ata e dijnë). Sipas tyre, ajo gjithmonë kur mbetet shtatzënë ndryshon look- e kjo ndodhi edhe këtë radhë, përpara udhëtimit në Pakistanit kur bëri ndryshimin e flokëve.

Kate po ashtu është duke përkëdhelur barkun, sic ka bërë edhe në rastet e mëparshme. Cifti ka marrë me vete, për të parën herë, dhe një mjek në Pakistan. Nuk është hera e parë sidoqoftë që thashethemet e rrethojnë dukeshën, ndaj duhet të presim e të shohim.

Previous ArticleNext Article