Rikthehet ora dimërore; nga nesër në mëngjes akrepat shkojnë 60 minuta pas!

Në të gjithë Evropën nesër do të rikthehet ora dimërore dhe akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas. Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, e cila do të shënojë 02:00.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Kjo gjë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.Ndërsa në SHBA ora do të ndryshojë të dielën e parë të nëntorit.

Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Previous ArticleNext Article