KreuBusull

Si nusja më me eksperiencë, Kate i dha këtë këshillë Meghan për sulmet mediatike!

 

Duket se Meghan Markle e ka gjithmonë e më të vështirë, për të përballuar sulmet mediatike që po i bëhen nga tabloidët britanikë.

Ndonëse bashkëshorti i saj Harry është treguar tejet mbështetës, duke hedhur në gjyq disa prej portaleve që kanë sulmuar Dukeshën e Sussex, këshillat për të kaluar këtë situatë për Meghan janë mëse të mirëpritura.

Sipas mediave të huaja, së fundmi një ndër njerëzit që i ka dhënë disa këshilla ish-aktores për të përballuar sulmet mediatik, ka qenë kunata e saj Kate, e cila tashmë prej rreth 10 vitesh është pjesë e familjes mbretërore.

“Duhet të rrish e qetë. Të gjithë ne kemi kaluar përballje të tilla me gazetarët. Është thjesht një moment i keq që do të kalojë. Mëso nga gabimet e tua dhe ec përpara.”; mësohet t’i ketë thënë Kate kunatës së saj që po kalon një periudhë tejet të ëvshtirë..

Duke qenë se Kate tashmë është një nuse me eksperiencë në familjen mbretërore, me siguri që këshilla e saj do të jetë tejet e vefshme për Meghan.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF