Panik në Korçë; Lëkundje të forta tërmeti shkundin qytetin këtë mëngjes!

 

Një lëkundje e fuqishme me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka tronditur Korçën, në orën 06:25. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë.

Nuk dihen ende nëse nga tërmeti ka dëme materiale, por është krijuar panik i madh te qytetarët.

Ndërkohë, lëkundjet janë ndjerë edhe në shumë qytete të tjera, si në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, por edhe në Greqi e Maqedoninë e Veriut.

Previous ArticleNext Article