KreuArt

Enada At’Nikolla kthehet ne vendlindje si stiliste e kryeveprës “Lakuriqi i Natës”

Një nga shfaqjet më të bukura të sezonit të shkuar të Teatrit të Operas dhe Baletit, “Lakuriqi i Natës” ka udhëtuar këtë fillim nëntor drejt Juglindjes së vendit.

Pikërisht në Korçë është shfaqur dje mbrëma në Teatrin “Çajupi” një nga kryeveprat e Johann Strauss, me regji dhe koreografi nga Renato Zanella, dirigjente Deniola Kuraja dhe artistët më në zë të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Shfaqja ndërkohë çoi në qytetin e saj edhe veprën e stilistes Enada At’Nikolla krijuesin e veprës botërore!

“Lakuriqit të Natës”, tregon për pjesëtarët më të lartë të shoqërisë vieneze të asaj kohe, të cilët e kishin zakon të bënin ballot me maska. Dhe në këto ballo ata fshiheshin edhe nga familja. Shpesh bashkëshortët nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe këtu sillet e gjithë fabula dhe krijohen situata shumë komike.

Në këtë ballo një grua, e cila ishte veshur si konteshë vërteton se bashkëshorti i saj ishte donzhuan shumë i madh dhe flirtonte me gra të tjera. Është një vepër që tregon jetën boshe të aristokracisë së viteve 1900, një jetë që ata e konsumonin duke shkuar nëpër ballo! Kjo fabul frymëzoi edhe stilisten Enada At’Nikolla të ideonte dhe vishte gamën e gjerë të personazheve të shfaqjes, duke shpalosur kreativitetin e saj në një gjini aq të dashur të artit siç është opera.

Sukses të cilin Enada e kishte provuar bujshëm në vend, teksa krijoi mbi 100 personazhe të operës “Ali Pasha Von Janina”, një nga ngjarjet më të bukura të vitit 2012, që vijon të kujtohet nga publiku artë dashës dhe artistët që interpretuan në të, mes të cilëve baritoni Gezim Myshketa.

“Lakuriqi i Natës” do të vijojë të shfaqet dhe sot për publikun korçar!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF