MTV ‘flet’ shqip! 5 këngëtaret e njohura shqiptare, prekin eventit më në zë të muzikës

Mbrëmja e kësaj të dielë ka qenë e gjitha e rezervuar për eventin e madh muzikor MTV Europian Music Awards, që është mbajtur më 3 Nëntor në Seville, Spanjë.

Por nëse sytë e gjithë botës ishin tek emrat më në zë që performuan dhe u nderuan në event, MTV këtë vit ka pasur për protagoniste 5 artiste shqiptare!

1- Mbrëmja u hap nga superperformanca e Dua Lipës e cila këndoi live këngën e saj më të re “Don’t start now”. E veshur me një body dhe geta të zeza, ylli i muzikës elektrizoi publikun që në nisje të shfaqjes.

2- Një tjetër artiste me origjinë shqiptare që mundi të prekë skenën e MTV-vë ishte Ava Max. 25-vjeçarja performoi në dy këngët e saj “Torn” dhe “Sweet but Psycho”. Ava mundi të rrëmbejë edhe trofeun e kategorisë “Best Push”.

3- Bebe Rexha, jo e pranishme fizikisht, ishte pjesë e ceremonisë muzikore pasi bashkëpunimi i saj “Call you mine” ishte nominuar në kategorinë e “Bashkëpunimi më i mirë”. Bebe nuk mundi të triumfoi sepse “Best Collaboration” u fitua nga artistët e këngës “Con Altura”.

4- Për herë të parë në MTV European Music Awards ishte Loredana. Bjondja me një karrierë të suksesshme në Europë, ishte nominuar në kategorinë “Best Swiss Act”, që nderonte artistët më në zë në shtetet përkatëse, triumfoi duke e rrëmbyer trofeun e rëndësishëm ndonëse përballë kishte një tjetër shqiptare, artisten Ilira Gashi, njësoj pretendente si Loredana.

Previous ArticleNext Article