9 muaj pas lindjes së djalit të parë; bashkëshortja e Richard Gere sërish shtatzënë!

 

Çifti i famshëm i Hollwood Richard Gere dhe Alejandra do të bëhen sërish prindër. 9 muaj pas ardhjes në jetë të djalit të parë të çifit, mediat e huaja kanë konfirmuar se Alejandra është sërish shtatzënë.

Ky do të jetë fëmija i tretë për 70 vjeçarin Gere i cili ka edhe një djalë 19 vjeçar nga martesa me ish-bashkëshorten Carey Loëell, e po ashtu edhe Alejandra ka edhe një tjetër djalë 6 vjeçar nga martesa me ish-bashkëshortin Govind Freidland.

Dyshja janë takuar për herë të parë në vitin 2014 në një hotel luksoz në Itali, i cili ishte në pronësi të 36 vjeçares Alejandra dhe ish-bashkëshortit të saj.

Previous ArticleNext Article