Mëngjesi i Klea Hutës do të zilepste çdo vajzë. Ja si e suprizon i dashuri Elgit Doda

 

Dikush preferon mëngjesin në shtrat… një tjetër trëndafila… apo muzikë romantike… E, kur bëhet fjala për një artist tematika e ideve zgjerohet… Aq më tepër me dikë që luan me artin e fjalës… Elgit Doda ja ka zbukuar sot mëngjesin Klea Hutës, me një dedikim të ëmbël… prej të cilit Klea jo vetëm është përkëdhelur, por e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

“Mirëmëngjesi dashni, të dua çdo ditë e më shumë, të kam gjithçka”! nëse ju duket klishe, mos u ngutni! Nuk bëhet fjlaë për një tekst mesazhi, të cilin çdo ditë a çast mund t’ua dërgojnë njëri-tjetrit dy të dashuruar! Por, shënimin e e dashurisë, ai e ka shkruar dhe lënë në një letër… Një gjë e rrallë për brezin e ri. Dhe me siguri do të emociononte çdo vajzë!


Ndaj është mëse i natyrshëm publikimin në Story të kësaj deklarate të Kleas këtë mëngjes! E kush nuk do ta bënte?!

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet e rinj të showbizz-it dhe mjaft të pëlqyer. Ata përtej marrëdhënies si çift kanë realizuar edhe disa bashkëkëpunime në muzikë.

Previous ArticleNext Article