FOTO: Alvini shumë pranë të atit; publikohet foto e parë e vogëlushit jashtë kampit!

 

Alvi Berisha, vogëlushi shqiptar që prej vitesh ndodhet i vetëm në kampin famëkeq sirian Al-Hol, preku zemrat e miliona shqiptarëve e italianëve me historinë e tij të dhimbshme që u transemtua disa javë më parë në ‘Le iene”.

Duket se kalvari i vuajtjeve të 11 vjeçarit do të marrin fund, Alvin Berisha, është nxjerrë nga kampi Al-Hol dhe ndodhet në një vend të sigurt.

Ndonëse dy ditë më parë babai i vogëlushit u shpreh se ende nuk ka asnjë informacion për të birin, e se lajmi se ai është nxjerrë nga kampi mund të mos jetë i vërtetë, duket se ‘konfuzioni’ është krijuar për të ruajtur sigurinë e Alvinit.

Së fundmi po qarkullon një foto e 11-vjeçarit ku duket jashtë kampit e në duar të sigurta. Aktualisht ai ndodhet ende në Damask dhe po pret avionin për ta çuar në Libi. Nga Libia do të shkojë në Romë njofton tv Klan.

Të miturin po e mban Gjysmëhëna e kuqe.

Previous ArticleNext Article