Chandler-in e mbani mend? Nuk do ta njihnit po ta shikonit në rrugë!!

Matthew Perry nuk i dihet sa zemra mund të ketë thyer si Chandler Bing, djaloshi shakaxhi dhe mjaft simpatik i “Friends“. Por aktori është parë së fundi në rruget e Los Angelesit ndërsa dilte nga një restorant ku kishte darkuar me një vajzë. Dikush I ka bërë një foto dhe e ka hedhur në rrjetet sociale, e interneti u cmend.

“Chandler“ nuk njihej më! Me një pamje që tregonte mungesë të theksuar për veten dhe një këmishë të gjerë më kuadrate, ai nuk ngjasonte aspak me yllin e ekranit që jemi mësuar të shohim.

Ka qenë një tronditje e thellë kjo foto edhe për fansat, disa nga të cilët shkruanin: “ Duket kaq keq, i ka ndodhur dicka?“, “ Shpresoj ta marrë veten, i shkreti se gjynah“!. Në 2016-tën, aktori e pranoi publikisht se kishte probleme me substancat e ndaluara.

Previous ArticleNext Article