KreuArt

Luiza Xhuvani ngjitet në skenë për herë të parë; emocionon një publik të tërë

Aktorja e njohur Luiza Xhuvani është ringjitur sërish në skenë e ka dalë përpara publikut artdashës, vetëm pak javë pasi humbi bashkëshortin e saj, regjisorin Gjergj Xhuvani.

Shfaqja poetike  “Mbrëmë i përshpërita një ylli”, e mbajtur në Qëndrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, riktheu aktoren në krah të yllit të filmit Ndriçim Xhepa dhe regjisorit të shfaqjes, Kristian Koroveshi.

Ky i fundit pak ditë më parë rrëfeu se pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjergj Xhuvanit, brenda tij ekzistonte dyshimi se Luiza do refuzonte të ngjitej në skenë për veprën.

Por artistja e tejkaloi dhimbjen dhe u shfaq në tryezën me 6 shandanë, dy tufa trëndafilash e tri karrigesh të tejdukshëm, që prisnin aktorët e shfaqjes. E veshur në të zeza, Luiza Xhuvani ecën drejt skenës, me sharmin e pacenuar e ndez një qiri për të mbajtur të mbërthyer mes emocionesh publikun që e shihte me mall dhe e duartrokit fort artisten në përfundim.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF