Pas më shumë se një dekade, mbyllet emisioni satirik Baypass Show!!

“Bypass Show“ , nga kjo javë, nuk transmetohet më. Pas 13 vitesh në ekran, emisioni satirik që për autor e moderator ka aktorin e famshëm të humorit, Agim Bajko, uli siparin. Mbylljen e show-t e njoftoi vetë stafi i tij përmes një postimi në Facebook.

“Miq të Bypass Show. Prej 13 vitesh kemi qenë bashkë në një udhëtim fantastik përmes satirës, nëpërmjet të cilës jemi përpjekur të sjellim tek ju realitetin ashtu siç është në të vërtetë. Në kuptimin e plotë të fjalës, kemi ndejtur shtrembër dhe kemi folur drejt. Por si çdo gjë në këtë botë edhe udhëtimi ynë e ka një fund. Nga sot “Bypass Show” nuk do ta vazhdojë më transmetimin e tij në TV Vizion Plus, ku ndiqej prej më shumë se një dekade. Ju falenderojmë përzemersisht që keni qenë pjesë e hapësirës sonë “disinformuese” dhe siç thotë edhe Bajko… RELAX!’,  thuhet aty. Komentet e ndjekësve që kanë pasuar këtë njoftim, tregojnë keqardhje për fundin e një spektakli që përcillte plot mesazhe të forta, edhe pse të veshura me petkun e një humori të hollë!

Previous ArticleNext Article