E zbuluam dhe sot se cfarë do të veshin dy motrat Vjollca: qenkan bardh e zi!

Tashmë është e përjavshme përballja e tyre me emisionet në orare të njëjta, por edhe me veshjet që përzgjedhin. Është e pashmangshme kureshtja mbi preferencat e secilës prej motrave Vjollca, Luanës dhe Marinës, e për rrjedhojë, edhe krahasimi që bëhet mes tyre ( ndonëse ndonjëherë duket sikur e bëjnë me fjalë). Këtë herë, nuk paska ngjyra: Luana del me një kombinim të bardhë, e tek grimi, ka zgjedhur të evidentojë buzët me një ngjyrë vjolë që bie në sy.

Marina qenka tek ngjyra e vet e preferuar në skenën e Klaniformias , e zeza, ndërsa për make-up, nuk lëviz nga ngjyrat e tokës.

Ja që dhe një herë pra, shikuesit gjenden në pozitën e vështirë të zgjedhjes se ku do ta shtypin telekomandën e televizorit!

Previous ArticleNext Article