KreuCelebrity

I dashuri e tradhëtoi me një vajzë më të re, Rovena Dilo tregon zhgënjimin e thellë që ka pësuar!

Lidhja e tyre katër vjecare përfundoi disa muaj më parë, dhe këngëtarja vetëm së fundi, ka rrëfyer dhimbjen që ky momenti shkaktoi. E ftuar së fundi “Këndo këngën time”, artistja foli ndër të tjera edhe për ndarjen nga partneri. “Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi, nuk tradhtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë”, u shpreh Rovena, duke mos e fshehur që nga kjo histori ka mbetur e tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar, thotë panorama.com. Ndërkohë që Eltioni ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth kësaj historie, duke u etiketuar në komentet që janë bërë nga ndjekësit si “tradhtari”.

Burime pranë ish-çiftit të showbiz-it bënë të ditur se një romancë e Eltionit me një vajzë më të re në rrethin artistik ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me këngëtaren. Rovena u dashurua katër vjet më parë në “Dancing With the Stars” me partnerin e saj të kërcimit; ata shiheshin kudo bashkë e madje kaluan dhe në bashkëjetesë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF