Transplanti i veshkave realizuar me teknikën më inovative “Nefrektomi retroperitoneoskopike” vetëm te Spitali Hygeia

 

Mjeku i ekselencës, Prof.Dr Baris Akin, i specializuar si kirurg i përgjithshëm & kirurg për transplantin e organeve, është tashmë pjesë e ekipit të mjekëve të Spitalit Hygeia.
Prof.Dr Baris Akin është specializuar në Ohio State University,USA, për kirurgjinë e transplantit të organeve ku edhe është pajisur me çertifikatë nga “American Society of Transplant Surgeons”.
Në vitin 2004 Prof.Baris u nderua nga Kongresi Amerikan i Transplantit me çmimin “Studiuesi i ri”.
Prej 12 vitesh, Prof.Barish, mban pozicionin e Drejtuesit të një prej Qendrave të para të Transplantit të Pankreasit & të Veshkave në Turqi dhe, në të njëjtën kohë, është edhe Drejtor i Programit më aktiv të Transplantit të Veshkave & Pankreasit në Stamboll, Turqi.
Ai është i pari kirurg që ka aplikuar për herë të parë në Turqi teknikën e Nefrektomisë laparoskopike të asistuar, ndërkohë që në vitin 2009 ai e avancoi më tej këtë teknikë duke realizuar për herë të parë një tjetër teknikë kirurgjikale dhe shumë të avancuar, për Transplantin e Veshkave, atë të  “Nefrektomi Retroperitoneoskopike”, teknikë kjo që tashmë aplikohet edhe në Spitalin Hygeia dhe që ofron një sëre avantazhesh për pacientin krahasuar me kirurgjinë e hapur si: ul rrezikun e dëmtimit të organeve intraabdominale dhe nuk paraqet rrezik për adezione (ngjitje), komplikacion ky që ndonjëherë mund të çojë deri edhe në një ndërhyrje të dytë.
Prof.Baris gjatë karrierës së tij të suksesshme ka realizuar mbi 500 proçedura të Transplantit të Veshkave në Turqi, me një përqindje suksesi rreth 95-97%, si dhe numëron rreth 400 raste Transplant të Veshkave të realizuara me sukses me teknikën inovative “Nefrektomi retroperitoneoskopike”.

Për t’u lidhur me mjekët kirurgë të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000

Previous ArticleNext Article