KreuFashion

15 ide dhuratash për mikeshën që po bëhet nënë për herë të parë!

Shoqja juaj është në pritje të ëmbël dhe ju po kërkoni diçka speciale, që ajo ta mbajë mend gjatë?!

Është një ndjesi e re për të, dhe ndoshta as ajo vetë nuk e di se çfarë i duhet më së shumti këtë periudhë të rëndësishme të jetës, ndaj që të merrni efektin surprizë nga shoqja, mikja, apo motra juaj që është rrugës për t’u bërë mami për herë të parë, ne ju sjellim 15 ide se çfarë mund t’i dhuroni.

Mos harroni të na falenderoni më pas!

Për gratë shtatzëna, rehatia është shumë e rëndësishme, ndaj  një triko e ngrohtë do të ishte një dhuratë tejet e pranueshme. 

Set kremrash për mirëmbajtje të lëkurës

Gratë shtatzëna, papritur bëhen shumë supersticioze, ndaj një varëse me shenjën e saj zodiakale do të jetë një dhuratë shumë e bukur. 

Të gjitha në një; do t’ju falenderojë shoqja për këto paliçeta

Streçet janë mikeshat më të ngushta të një gruaje shtatzënë

Për ato ditët kur ajo do të dojë të qëndrojë vetëm në krevat; pse të mos e bëjë me një palë pizhame ‘fashion’

Një libër përmes të cilit ajo do të mësojë gjithçka duhet të dijë rreth periudhës postpartum (pas lindjes). 

Pasi bebja të vijë në jetë do të jetë fotomodeli i preferuar i mamit, ndaj një aparat fotografik, DUHET patjeter në dhuratat që i bëhen një mami të re. 

Fakt është që miken tuaj shtatzënë e presin shumë netë pa gjumë, ndaj çfarë më mirë se një palë syze të errëta do t’i fshihnin rrathët poshtë syve

Ekspres kafeje, për të ‘luftuar’ pagjumësinë: Ah sa do t’ju falenderojë shoqja për këtë super dhuratë!

Ajo ka nevojë edhe të ndihet ‘fashioniste’ dhe pse jo mund ta përkëdhelni me një çantë Chanel

Ditari i bebit

Shall prej kashmiri; cila do ta refuzonte! 

 

Bëni një varëse me inicialet e reja të preferuara (me emrin e bebit), të mamit në pritje

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF