KreuBordo Men

U largua nga Top Channel së bashku me të shoqen, ja ku do ta shohim tani moderatorin!

Nuk do të jetë më pjesë e Top Channel, dhe këtë Florian Agalliu e ka konfirmuar tashmë. Moderatori do të largohet së bashku me të shoqen, Renisa Shabani, e cila ishte autore e emisionit “ Në shtëpinë tonë“.

Edhe pse gjatë kësaj periudhe, Flori ka qenë mjaft I angazhuar me “Dance With Me “ në Tv Klan, planet afatgjata I ka në një tjetër televizion. “Po, është e vërtetë që jam larguar. Kam dhënë dorëheqjen. Por kam filluar që tani dy projekte të tjera në televizionin Ora News”, tha moderatori pas kërcimit gjatë natës së sotme me Era Rusin.

Njëri prej programeve duket do të jetë i ngjashëm me emisionin italian “Scherzi a parte” me kamera të fshehta.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF