KreuStil Jetese

Mbyllen operacionet e kërkim-shpëtimit, ky është bilanci i viktimave të tërmetit dhe emrat e tyre

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit që goditi vendin dhe la pas dhjetëra të vdekur, qindra të plagosur e mijëra banesa të shkatërruara. Janë 24 viktima në Durrës dhe 26 në Thumanë.

Kërkimet nën rrënoja për persona të mbijetuar dhe viktima janë mbyllur një natë më parë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 50. Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se janë 41 persona që po marrin ndihmë në spitale, 34 prej tyre në Qendrën Spitalore të Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 janë dërguar për kurim jashtë vendit.

Ndërkohë ka nisur vlerësimi i dëmeve të godinave të shembura apo atyre të dëmtuara.

Kjo është lista zyrtare me emrat e viktimave që humbën jetën në tërmetin katastrofik të 26 nëntorit:

DURRËS

THUMANË

Burimi: Balkanweb

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF