Bebe Rexha prek tokën shqiptare, ja fshati që viziton të parin

Bebe Rexha më në fund ka mbërritur në Shqipëri. Pas një udhëtimi të vështirë për shkak të turbulencave të mëdha dhe më të këqija që ajo kishte përjetuar ndonjëherë, ylli i muzikës ka mundur të prek tokën mëmë.

Ajo ka publikuar një video të filmuar gjatë rrugës për të vizituar fshatin e parë të dëmtuar nga tërmeti dhe ka zgjedhur që të udhëtojë pikërisht drejt Bubqit.

“Jemi duke shkuar në fshatin e quajur Bubq për të parë gjendjen atje dhe do t’ju mbajmë të informuar shumë shpejt”, dëgjohet të thotë 30-vjeçarja.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, krahas kontributit të saj prej 100 mijë eurosh ka preferuar të vijë edhe vetë personalisht për të dorëzuar paratë, e për të parë nga afër tragjedinë që I mori jetën 51 njerëzve.

Previous ArticleNext Article