KreuCelebrity

Cfarë kishin pakot e ndihmave që vodhën policët, e për të cilat përfunduan në pranga!!

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat tregoi për mediat detajet mbi rastin e efektivëve të policisë që u filmuan teksa vidhnin disa pako me ndihma, që ishin të destinuara për familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm I 26 nëntorit, që përvec viktimave në njerëz, bëri edhe dëme të mëdha materiale. SHÇBA sqaroi se ishin  arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, po ashtu për këtë ngjarje u procedurën penalisht dhe 2 shtetas për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Në njoftimin zyrtar thuhet se pakot janë gjetur në shtëpinë e shtetasit, Ditar Taulla. Ato kishin mbishkrimin  “Fundjava ndryshe”. Por cfarë kishte në pakot që I kushtuan kaq shtrenjtë policëve? Ato nuk kishin vecse ushqime bazike, të tipit qumësht në kuti kartoni, vaj luledielli, makarona, oriz, sheqer, fasule, salçice, etj.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF