KreuCelebrity

Hapi Facebook të rremë për të përfituar nga ndihmat e tërmetit, cfarë dënimi u dha për 30 vjecarin nga Lezha!

Katër ditë më parë, 30 vjecari nga Lezha, Arian Meli, përfundoi në pranga për mashtrim; ai kishte hapur një faqë Facebook-u të rreme me qëllimin të përfitonte nga fondet humanitare që po grumbullohen anekënd për të prekurit nga tërmetit shkatërrimtar I 26 nëntorit. Faqja me emrin “Rilindje“, ishte përdorur prej tij për të postuar një status në emër të kryeministrit, përmes të cilit u bënte thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilët në të vërtetë, ishin llogari private të këtij shtetasi.

Kjo përpjekje flagrante përfitimi u diktua shpejt nga policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar që morën masa për bllokimin e kësaj llogarie. Ndërsa së fundi, Gjykata e Lezhës ka vendosur ta lërë në burg.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF