Me pushime në Maldives, kush po e shoqëron Dafina Zeqirin?!

Pas një periudhe të ngjeshur me koncerte dhe punë në projekte, Dafina Zeqiri  ka gjetur më në fund pak kohë për të pushuar.

Artistja ka udhëtuar drejt ishujve Maldive, një destinacion shumë të preferuar edhe nga personazhet VIP.

Por, kush po e shoqëron atë?

Dafina sërish me vete ka marrë motrën dhe nënën e saj dhe këtë e ka bërë të ditur përmes Instagramit.

Maldivet duket të jenë destinacioni i preferuar i familjes së Dafinës pasi edhe vitin e kaluar së bashku me nënën e motrën, këngëtarja i kaloi pushimet po në këtë ishull.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article