Ndahet nga jeta këngëtari nga Kosova!

Për brezin e viteve 2000 ndoshta emri i tij nuk është fort i njohur, por Irfan Blakcori është një këngëtar tejet i njohur në Kosovë.


Fatkeqësisht artisti është ndarë nga jeta mbrëmë mbrëmjen e kësaj të enjte duke hidhëruar familjarë, kolegë e dashamirës.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur në Facebook miqtë e tij. Përveçse këngëtar, Blakçori ishte edhe tekstshkrues dhe e bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.

Irfan Blakçori u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare. Nuk bëhet i ditur shkaku i ndarjes nga jeta të artistit, por ai la pas një djalë dhe tri vajza.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article