Humbjet e këtij viti; Emrat e njohur shqiptar që mbyllën sytë përgjithmonë!

 

Viti që lam pas, pati gëzime, dasma, lindje bebesh, nisje e mbyllje romancash, e po ashtu 2019-ta do të  mbahet mend gjatë si viti i trishtë i ndarjes nga jeta të disa prej emrave të njohur të artit, kulturës e gazetarisë shqiptare. Për disa vdekja erdhi pabesisht e papritur, e për të tjerë ora biologjike e mbylli ciklin e saj; më poshtë bordo ju sjell edhe një herë në vëmendje emrat e njohur që mbyllën sytë përgjithmonë…

Eva Pëllumbi

Dita  e Krishtlindjes do të qe tejet e trishtë për familjen e aktores Eva Pëllumbi, e cila fatkeqësisht  u shua në moshën 66 vjecare në Gjermani më 25 Dhjetor 2019. Aktorja e njohur për filmat “ Vajzat me kordele të kuqe”, “Kapedani” apo “Ëndërr për karrige” si dhe për rolet e saj të shumta të Teatrin e Kukullave jetonte në Gjermani që në fillim të viteve ‘90.

Marika Kallamata

Është ndarë nga jeta aktorja e njohur shqiptare Marika Kallamata. Artistja mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89 vjeçare  të dielën e 22 dhjetorit, duke trishtuar familjarë, miq e kolegë.

Mira Minga

Kinematografisë shqiptare do t’i largohej edhe një tjetër emër më 18 dhjetor 2019, kur për fat të keq aktorja Mira Minga u nda nga jeta në shtëpinë e saj në SHBA ku jetonte prej 19 vitesh. Me lajmin e hidhur na njohu mikesha dhe kolegia e saj Shegushe Bebeti, e cila me trishtim shkroi një status për të ndjerën Mira.

Shpresa Bërtëllima

Aktorja Shpresa Bërtëllima u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare më 27 tetor 2019.  Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, aktorja ka spikatur me rolet e saj duke “rezervuar” një vend në memorien e publikut. E lindur më 11 prill 1959, vajza nga Tirana, me bukurinë, elegancën, por mbi të gjitha me mjeshtërinë e saj në aktrim, Shpresa Bërdëllimado të mbetet gjatë në memorien e publikut shqiptar.

Gjergj Xhuvani

Lajmi i papritur, që mbërriti në redaksitë e mediave mesditën e 14 gushtit,  për  ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani, tronditi jo pak të njohur e të panjohur të regjisorit të njohur. Kineasti që i dha shumë kinematografisë shqiptare mbylli sytë përgjithmonë në sheshxhirim, teska zemra e tij ndali së rrahuri në moshën 56 vjeçare.

Fatos Baxhaku

Ai u quajt ndryshe si babai i reportazhit në Shqipëri. Fatkeqësisht mesi i gushtit të 2019-ës do të sillte një tjetër lajm të dhimbshëm, pasi miqtë e tij njoftuan në rrjete sociale se Fatos Baxhaku nuk ishte më mes nesh.  Zemra e tij pushoi së rrahuri pasditen 16 gushtit duke e humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh. Një penë brilante në reportazh bërjen e më pas në realizimin e shumë dokumentarëve Fatos Baxhaku la gjumë si një kritik i fortë i tranzicionit shqiptar.

Muhamet Liko

Me paroditë e tij të gjithë kemi qeshur, e ja kemi mësuar përmendshëm batutat. Muhamet Liko u largu para kohe nga kjo botë, më 30 maj 2019, kur askush nuk e priste. Anëtari i ‘Parodistëve të Vlorës’ mbylli sytë përgjithmonë në Itali ku kishte shkuar për një vizitë rutinë në zemër. Një atak kardiak i mori atij jetën.

 

 

 

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article