KreuCelebrity

I ndan një Oqean; aktori i njohur shqiptar, dedikimin emocionues gruas!

 

Erand Sojli është një ndër aktorët më të suksesshëm në Shqipëri. Përpos eksperiencave në vendin e tij, ai i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin.

I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, ai ka folur për historinë dhe eksperiencën e tij në Amerikë.

 

Ai ka treguar se gruaja bashkë me fëmijët jetojnë andej, ndërkohë që ai është rikthyer në Shqipëri. E pyetur nga Jonida Shehu nëse e ka marrë malli për bashkëshorten e tij, ai e ka pohuar, madje ka bërë edhe një gjest shumë emocionuese për të.

“Do i thoja që e dua shumë dhe do i dedikoja një këngë”, është shprehur Erand Sojli, i cili më vonë u ngrit për të kënduar këngën “Dance me to the end of love” të artistit legjendar Leonard Cohen, dedikuar gruas së tij.

Padyshim që ajo pasi ta ketë dëgjuar këngën do jetë ndjerë mjaft krenare për bashkëshortin e saj romantik.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF