Mbretëresha flet për herë të parë, ja cfarë vendosi për Harry-n dhe Meghanin!

Mbretëresha Elisabetë ka pranuar që të ketë një “periudhë tranzicioni”, gjatë të cilës Duka dhe Dukesha e Sussex do të kalojnë kohën mes Kanadasë dhe Mbretërisë e Bashkuar. Monarkja foli për herë të parë që kur Harry dhe Meghan I befasuan të gjithë me vendimin për t`u larguar nga familja mbretërore.

Elisabeta sërish u shfaq megjithatë mbështetëse e “dëshirës së tyre për një rol të ri”, edhe pse “do të preferonte” që të vazhdonin të ruanin pozicion aktual me kohë të plotë.

“ Ka ende shumë punë për të bërë; unë pres që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim”, ka qenë komenti I monarkes britanike. Në deklaratën e saj, sqaroi gjithashtu se bisedimet e sotme, ku u përfshinë dhe Princi I Uellsit dhe Duka I Kembrixhit, kishin qenë “shumë konstruktive”. Por People citon burime pranë pallatit mbretëror të pohojnë se mbretëresha dhe pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike janë lënduar shumë nga vendimi I Harry-t dhe Meghanit, edhe pse nuk e kanë dhënë veten në sytë e publikut.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article